I dehur në timon, arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, kryente manovra të rrezikshme në rrugë

Mos i humb

Një 44-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi i dehur në timon kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjet. Gjithashtu ai nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Gjirokastër.
Kryente manovra të rrezikshme në rrugë me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, si dhe nuk iu bind urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar, vihet në pranga 44-vjeçari.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin J. H., 44 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi J. H. në lagjen “Granicë”, Gjirokastër, duket drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz” kryente manovra të rrezikshme në rrugë, gjithashtu nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të shtetasit J. H. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjitokastët për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit