I dënuar me 5 vite burg për drogë, kapet 28-vjeçari nga Fushë-Kruja

Mos i humb

Policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm në vijim të operacionit ‘Stojani’ 28-vjeçarin Erjul Menga, i cili ishte shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg për kultivim dhe trafik kanabisi.

Gjykata e Matit ka dënuar me 5 vite burg Erjul Mengën i cili u kap asokohe duke punuar në një parcelë të cilën e kishin mbjellë me bimë narkotike.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 5 vjet burg.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin gusht 2020 janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” të kryera në bashkëpunim.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara në rrugë policore për vendodhjen e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Fushë-Krujë, kanë organizuar punën dhe si rezultat gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

E. M., 28 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Mat, këtë shtetas e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”,i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë të arrestuar më parë janë kapur në flagrancë duke punuar në një parcelë të cilët kishin mbjellur bimë narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit