I dënuar për trafik droge, kush është 48-vjeçari i arrestuar në Lezhë

Mos i humb

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi ishte në kërkim për drogë. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gjovalin Ndoj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendimin e datës 04.05.2021, e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2017, në Velipojë, Shkodër, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit