Agjёrimi ёshtё mburojё

Mos i humb

ETIKA E AGJЁRIMIT

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Agjёrimi ёshtё mburojё. Nёse jeni me agjёrim, atëherë mos flisni fjalё tё pista dhe mos u sillni pa edukatë. Nёse ju shan dikush, thuajini: “Jam me agjёrim, jam me agjёrim”.”[1]

Nё njё variant tjetёr qëndron: “Nёse jeni duke agjёruar, atëherё mos flisni fjalё tё pista dhe mos u grindni me zё të lartë. Nёse ju shan dikush ose kërkon të grindet, thuajini: “Jam me agjёrim!”[2]

Një hadith tjetёr thotë: “Mos shaj kur je me agjёrim! Nёse tё shan dikush, thuaji: ‘Unё po agjёroj’, dhe nёse je nё kёmbё, ulu ndenjur.”[3]

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Kush nuk i lё gёnjeshtrat[4], mashtrimin e punët e këqija[5] dhe sjelljen e injorancёs, ta dijë se Allahu nuk ia vlerëson lënien e ushqimit dhe të pijes.”[6] Me fjalët ‘dhe sjelljen e injorancës’ ka për qëllim sjelljen me mendjelehtësi.

Nga Aishja (r.a.) përcillet se Pejgamberi (a.s.) ka thёnё: “Agjёrimi ёshtё mburojё nga Zjarri. Kushdo që gdhihet me agjёrim, tё mos sillet si mendjelehtë, e nёse dikush sillet ulët ndaj tij, tё mos e fyejё dhe tё mos e shajё atё, por le t’i thotё: “Unё po agjёroj!”.[7]

Nga Ebu Hurejra (r.a.) përcillet se ai me shokёt e tij kanë qёndruar nё xhami gjatё agjёrimit, duke thёnё: “Po ruajmë të pastër agjёrimin tonё!”[8]

 

 

Mësime dhe dispozita

1- Agjёrimi ёshtё shkak pёr mbrojtje nga Xhehenemi, sepse agjërimi frenon epshet dhe Xhehenemi ёshtё ‘i rrethuar’ me gjëra që janë kenaqësi të ndaluara.

2- Agjёruesit i ndalohen fjalёt e kota dhe fjalёt e pista. Po ashtu, atij i ndalohen marrëdhёniet intime dhe veprimet joshëse që i paraprijnë këtij akti, pёrveç puthjes dhe pёrqafimit e përkëdheljes, nёse e pёrmban epshin.

3- Agjёruesit i ndalohen veprat tipike të injorantёve, si ngritja e zёrit, veprimet e ulta prej mendjelehti, polemikat e kota etj.

4- Nёse agjёruesi provokohet me britma, sharje e sulme personale, atij nuk i takon të kundërpërgjigjet me të njëjtën formë, por të ketë parasysh këto norma:

a- Tё jetё i butё dhe durimtar.

b- Tё mos reagojë me fjalë ndaj provokatorit, nё mёnyrё qё tё mos gabojё, pasi nё disa transmetime të tjera të hadithit thuhet: “Nёse e fyen ndokush, ai tё mos flasё.”[9]

c- T’i pёrgjigjet provokatorit me fjalёt: “Unё po agjёroj!”. Këtë t’ia thotё me zё haptazi, pёr ta ndalur nga devijimi në sjellje dhe për t’i treguar tjetrit arsyen e mosreagimit, qoftё agjёrim i detyrueshёm apo vullnetar.[10]

d- Nёse sulmuesi nuk ndalet, agjëruesi thotë sёrish: “Jam me agjёrim”, sepse edhe nё hadith ashtu përsëritet.

e- Nёse agjёruesi ёshtё nё kёmbё dhe ka mundёsi tё ulet, atёherё le tё ulet, duke zbatuar kështu hadithin e Profetit (a.s.). Në këtë mёnyrё ulet zemёrimi dhe i pritet rruga kundërshtarit të tij dhe shejtanit.

5- Nga hadithet e mësipërme nuk nёnkuptohet aspak se sharja, sjellja e keqe, polemikat e kota etj. janё tё lejuara jashtё kohёs sё agjёrimit, por theksohet ndalimi i tyre gjatë këtij adhurimi, pёr arsye se ato janё nё kundёrshtim të hapur me qёllimin e agjёrimit.[11]

6- Në hadithet e mёsipёrme tregohet madhështia dhe gjithёpёrfshirja e fesë Islame. Ato dëshmojnë për rolin e kësaj feje në edukimin e pasuesve të saj me moral tё lartё, qoftë edhe ndaj injorantёve e mendjelehtëve. Falënderimi i takon Allahut, i Cili e solli kёtё fe dhe na udhëzoi nё tё!

7- Nёse agjёruesi sulmohet fizikisht nga dikush, qoftё për rrahje apo vrasje, atëherë mund të reagojë për vetëmbrojtje, sepse këtë rast e përfshin e drejta e vetëmbrojtjes ndaj agresorit, por ky rrezik duhet të largohet me formën mё tё lehtё të mundshme. Domethënë, nuk ёshtё e ndaluar që agjёruesi t’i pёrgjigjet kёtij lloj sulmi.[12]

8- Agjёrimi i vërtetë ёshtё ‘agjёrim.i’ nga gjynahet, nga gёnjeshtrat dhe fjalët e pista, pastaj nga ushqimi, pirja, marrëdhëniet intime dhe (pёr ata tё cilёt nuk e pёrmbajnё veten) pёrqafimi i grave.[13]

9- Shumica e dijetarve kanё rёnё dakord se agjëruesi që bën pёrgojim, gёnjen apo sillet keq me të tjerët, ai nuk e prish atё ditё agjёrimi me kёtё veprim, por merr gjynah dhe i ulet shpёrblimi.[14]

10- Qёllimi i agjёrimit nuk ёshtё thjesht uria dhe etja, por ёshtё kontrolli i epshit, shuarja e zemёrimit dhe frenimi i egos nga e keqja, përmirësimi i vetvetes dhe arritja e paqes shpirtërore. Nёse këto nuk arrihen me agjёrim, atёherё nuk ka ndryshim mes agjërimit dhe mosagjërimit, pasi ai nuk ka ndikuar aspak te njeriu.[15]

11- Gёnjeshtra është baza e paturpësive dhe burimi i gjynaheve. Pёr kёtё arsye, ajo ёshtё përmendur krahas me shirkun nё ajetin: “Largohuni nga ndyrёsitё e idhujve dhe largohuni prej fjalёve të pavërteta.” [Haxh 30]. Dihet se shirku ёshtё e kundёrta e sinqeritet, ndërsa tipar kryesor i agjёrimit është vërtetësia e sinqeriteti, prandaj nёse agjërimi bashkohet me gënjeshtrën, tё kundёrtёn e tij, atëherë ai asgjësohet.[16]

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit