I dënuar për vrasjen e “bujshme” në 2009-ën, ekstradohet nga Gjermania 40-vjeçari

Mos i humb

Një 40-vjeçar që ishte dënuar në Shqipëri për vrasje është ekstraduar nga Gjermania. Bëhet fjalë për shtetasin Florind Shabani, i dënuar në vitin 2021 pasi akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2009 në Elbasan.

Shabani është një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Roland Rexhepit ose siç njihej ndryshe në Elbasan me nofkën “Doda”.

Për këtë vrasje të bujshme janë akuzuar edhe Marjus Tafa dhe Armando Llakaj.

“Specialistët e Interpol Tiranës bënë ekstradimin nga Gjermania drejt Shqipërisë, të shtetasit shqiptar F. Sh., 40 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Gjermani, falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore gjermane.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në shtator të vitit 2021, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Shtetasi F. Sh., në datën 22.07.2009, në lagjen “Vullnetari” Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. R”-njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit