I dënuar për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata e Apelit shtyn vendimin për ish-efektivin Nevaldo Hajdaraj

Mos i humb

Gjykata e Apelit të Tiranes nuk e shpalli dot vendimin për efektivin Nevaldo Hajdari i cili vrau Klodian Rashën në vitin 2020.

Bëhet me dije se trupa gjykuese ishte tërhequr per vendim por për shkak të një anomalie vendimi do të bëhet publik në një seancë tjetër.

Kur trupa gjykuese është tërhequr për vendim seanca nuk është regjistruar audio dhe sipas rregullave procesverbali konsiderohet i pavlefshëm.

Palët do të thërriten sërish sot pasdite për të ripërsëritur faktet e tyre dhe të dëgjohen pretendimet e tyre.

Ende nuk është e qartë nëse vendimi do të merret sot.

Kujtojmë që Nevaldo Hajdaraj është dënuar me 15 vite burgim, dhe i është reduktuar me 10 vite burg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit