I dërguari special i SHBA-ve për Sirinë vizitë në Turqi për bisedime

Mos i humb

I dërguari special i SHBA-ve për Sirinë ndodhet në Turqi për të biseduar me zyrtarët turq në lidhje me Sirinë, kundër-terrorizmin dhe sigurinë, njoftuan nga Departamenti amerikan i Shtetit.

James Jeffrey, i cili shërben si i dërguar special amerikan për Koalicionin Global për të mposhtur DEASH-in, të hënën dhe të martën do të takohet me zyrtarë të lartë në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.

Duke u bazuar në kumtesën e Departamentit amerikan të Shtetit, vizita e Jeffreyt vjen pas një ftese nga qeveria turke.

“Ambasadori Jeffrey udhëheq me delegacionin ndërinstitucional për të vazhduar diskutimet me zyrtarë të lartë turq për të avancuar çështjet e interesit të ndërsjellë mbi Sirinë ku do të përfshihet adresimi i shqetësimeve legjitime të sigurisë së Turqisë, zbatimin e Rezolutës 2254 të UNSCR-së për zgjidhjen e konfliktit sirian dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për të siguruar një humbje të qëndrueshme të ISIS(DEASH)”, thuhet në kumtesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit