I gjendet municion luftarak në banesë, arrestohet 58-vjeçari në Fier

Mos i humb

Policia e Fierit ka arrestuar një 58-vjeçar, pasi iu gjet në banesë sasi e madhe me municion luftarak. Sipas uniformave blu është prangosur A. V., 58 vjeç.

Këtij të fundit i janë gjetur 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.

“Iu gjet në banesë një sasi e madhe me municion luftarak, vihet në pranga poseduesi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pas informacioneve të marra në rrugë policore se një shtetas në lagjen “Fermë Çlirim” posedonte municion luftarak, ushtruan kontroll në banesën e shtetasit A. V., dhe gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5420 fishekë të ndara në 8 arka si edhe 1 kapele si ajo e Policisë së Shtetit.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë ndalimi i shtetasit A. V., 58 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”,” thuhet në njoftimin e policisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit