I gjetën dokumente të falsifikuara në valixhe, vihet në pranga 41-vjeçari në Morinë

Mos i humb

Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të Policisë Kukës 41-vjeçari A. M. dhe është shpallur në kërkim shtetasi B.E, të dy banues në Kosovë.

Shtetasit A.M iu gjetën dokumente të falsifikuara në automjetin tip autobus ku ai ishte pasagjer gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë Kufitare në kufi dhe një tjetër shtetas B.E u shpall në kërkim si i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qellim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit