Kreu i OSBE-së në Tiranë: Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave

Mos i humb

Kreu i delegacionit i OSBE-së, në Tiranë, Vincenzo Del Monaco ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën që u zhvillua kundër trafikimit të qënieve njerëzore.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se Shqipëria ka bërë përparim në këtë luftë që konsiderohet plagë e globit.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është plagë e globit.

Kjo murtajë vijon, miliona persona në botë janë viktima të punës së detyrueshme dhe shfrytëzimit seksual, shumica janë gra dhe fëmijë.

Organizatat kriminale fitojnë para me këtë kriminalitet.

OSBE drejton aleancën kundër trafikimit të personave.

Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër trafikimit të personave”, tha ndër të tjera Del Monaco.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit