I kërkoi 12 mijë euro familjes së një të dënuari, burg për avokatin e njohur

Mos i humb

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg avokatin Lavdosh Shehu pasi akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” ndaj personave që ushtrojne funksione publike.

Avokati Lavdosh Shehu u arrestua 3 ditë më parë pasi dyshohet se ka kërkuar një shumë prej 12 000 eurosh nga familjarët e Fatos Hysenit për të ndikuar te funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e tij.

Shehu, ka arritur të marrë nga familjarët e të dënuarit F. H. një shumë prej 5.000 (pesë mijë) eurosh, pikërisht për realizimin e këtij ekstradimi, që dënimi të kryhej në shtetin shqiptar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit