Eurobondi/ Shehi ironizon Denajn: Jemi të sëmurë, por nuk e kemi sëmundjen aq të tmerrshme se varrimin do na e bëjnë me arkivol të mirë!

Mos i humb

Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet për eurobondin 500-700 mln euro që synon të marrë qeveria.

Shehi ironizoi ministren Anila Denaj e fundit kjo që deklaroi se është përmirësuar struktura e borxhit. Ai tha se meqë është përmirësuar struktura e borxhit vitin tjetër të marrim një miliard euro borxh.

“Këtë relacion merreni e gëzofshi, por këtë me shit mend se sa e mirë që është ekonomia shqiptare nuk i hamë këto.

Pse është sukses me marr borxh?

Dëgjova edhe zonjën ministre që na qenka përmirësuar struktura e borxhit.

A do ta bëjmë tamam marrim një miliard vitin që vjen dhe na përmirësohet kjo afatgjatë, kjo qenka mënyra për ta përmirësuar, qenka gjë e mirë kjo.

Pra ne jemi të sëmurë, por nuk e kemi sëmundjen aq të tmerrshme sepse varrimin do na e bëjnë me arkivol të mirë. Ky është turp i madh”, tha Dashamir Shehi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit