I mbaroi mandati, kush është gjermania që zëvendëson Soreca-n

Mos i humb

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca përfundoi mandatin në vendin tone.

Nisur nga kjo, shefi i diplomacisë së BE-së, Joseph Borrel ka caktuar një gjermane në vendin e tij.

Bëhet fjalë për Christiane Hohmann, e cila aktualisht shërben si ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, njoftoi emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Evropian.

Ata do të emërohen zyrtarisht pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse nga vendet e tyre pritëse.

Botschafterinhohmann E1582135408353

Hohmann ka qenë mjaft e angazhuar gjatë muajve të fundit në Estoni për shkak të luftës në Ukrainë.

Vazhdimisht ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave vendase për shkak të deklaratave dhe zyrtarëve të lartë gjermanë në lidhje me dërgimin ose jo të armëve të rënda në Ukrainë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit