I mori paratë duke i premtuar punësim në Gjermani, nis procedimi ndaj 29-vjeçares në Tiranë

Mos i humb

Policia e Tiranës ka nisur procedimin ndaj një 29-vjeçare pasi akuzohet për mashtrim. Sipas burimeve zyrtare 29-vjeçarja i ka marrë paratë A.K., me pretendimin se do ta punësonte atë në Gjermani.

Nuk dihet se sa është sasia e parave të marra nga 29-vjeçarja, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI

Më datë 04.05.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen V. G., 29 vjeçe, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit A. K., me pretendimin për ta punësuar në Gjermani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit