I quajti “deputetë të pavarur”, Flamur Noka i kthehet Nikollës: Më kanë zgjedhur demokratët, jo Alibasha. Më nxirr vendimin

Mos i humb

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i ka cilësuar deputetët e PD-së, të Grupit të Rithemelimit, si të pavarur, por është kundërshtuar nga deputetët.

Flamur Noka tha se e kanë ngritur këtë shqetësim dhe më parë. “Unë jam Flamur Noka, deputet i PD.

Me çfarë tagri ma shkruan emrin tek lista ‘deputet i pavarur jashtë grupeve parlamentare’?!

Ku e bazon ti që emrin tim e shënon si ‘të pavarur’?! Kush të urdhëron ty të shkelësh Kushtetutën?! Hera e fundit që ma shkruan emrin ‘i pavarur’”, theksoi Flamur Noka.

Ai deklaroi më tej se është zgjedhur nga demokratët deputet dhe jo nga Alibasha, duke iu referuar Alibeajt.

Noka i kërkoi t’i nxirrte një vendim dhe ku është i bazuar ai vendim për t’u quajtur i pavarur.

“Zonjë, ju jeni kryetare e Kuvendit, ju kur një deputet ta shënoni jashtë grupit parlamentar duhet t’i referoheni pikë së pari KQZ-së, sepse zonjë demokratët mua më kanë zgjedhur gjithë këto vite si deputet të tyre, nuk më ka zgjedhur Alibasha, më kanë zgjedhur demokratët.

Në KQZ unë kam qenë dhe jam deputet i PD-së.

Më thoni cili nen i Kodit Zgjedhor, cili nen i rregullores, cili ligj i Kushtetutës, i jep të drejtë shërbëtorit të Edi Ramës të më përcaktojë mua jam deputet brenda grupeve apo jashtë grupeve.

Se kush jam unë e dinë demokratët e Kamzës, Paskuqanit, Vorës, Zallherrit, demokratët e Tiranës që më kanë votuar. Nuk mund të ma përcaktojë askush.

Më tregoni qoftë dhe një vendim, nxirreni aty dhe i thoni shqiptarëve është ky vendim, i bazuar në këtë nen që Flamur Noka nuk është deputet i PD-së.

Ju jeni thjesht spikere, nuk jeni e caktuar për të kombinuar as me Alibashën, as me askënd tjetër. Jeni aty për t’iu referuar ligjit, rregullores”, deklaroi Noka.

Më herët ishte Edmond Spaho që pasi konstatoi emërtimin e deputetëve të PD-së si të pavarur, tha se përveç fyerjes, po bënte që ata thuajse të përjashtoheshin nga debatet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit