I veshur si polic e qëlloi në sy të fëmijëve, kush është autori i plagosjes së Edison Begës

Mos i humb

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Mitri Priftin, si të dyshuarin kryesor për atentatin e dështuar ndaj Edison Begës, i cili u plagos në sy të fëmijëve.

Sot, me një njoftim zyrtar, Policia ka njoftuar se kanë mundur të identifikojnë se personi që ishte i maskuar si efektiv ishte 37-vjeçari Prifti.

Por do të jetë detyra e Prokurorisë që të verifikojë nëse është ai personi që ka tërhequr këmbëzën.

Emri i Priftit, me profesion jurist, nuk është i panjohur për Policinë dhe as Prokurorinë. Ai bëri bujë një vitin 2016 me denoncimin e tij, ku pretendonte se ishte kërcënuar nga grupi “Shullazi”.

I riu nga Kuçova, i cili është kushëriri i ndërtuesit Jani Zaka, deklaroi se Shullazi e kishte kërcënuar për t’i marrë parkingun nëntokësor prej 1.200 metrash katrorë, në rrugën “Sali Butka”, pranë Policisë Bashkiake.

Mitri Prifti ishte ai që i sqaroi policisë në detaje kërcënimin që kishte marrë kushëriri i tij nga Emiljano Shullazi. Dhe pas kësaj, ka thënë se ishte kërcënuar edhe vetë nga Blerim Shullazi.

Por brenda pak ditësh i tërhoqi pas akuzat, duke u shprehur se nuk e njihte Emiljano Shullazin dhe as të afërmin e tij, Blerim Shullazi, madje as që kishte dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit. P

as publikimit të lajmit në media, ai u largua nga Shqipëria drejt një kryeqyteti të një vendi të Ballkanit.

Por mesa duket është rikthyer, kësaj herë për të “mbaruar disa punë”, me të cilat dështoi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit