I vunë lejlekut GPS, shkencëtarëve iu vjen fatura e majme

Mos i humb

Një grup shkencëtarësh polak vendosen të ndjekin rrugëtimin e lejlekëve që qendronin në vendin e tyre, të cilët largoheshin pasi vinte dimri.

Kështu, ata vendosën në shpinën e njërit prej grupit të lejlekëve një transmetues GPS me një kartë SIM, e cila do të ndiqte shtegtimin e shpendëve duke dhënë të dhëna të sakta se ku ata qendrojnë gjatë dimrit.

Shkencëtarët ndoqën lejlekun në udhëtimin e tij prej 6 154 kilometrash nga Polonia në Ukraninë, pastaj në Rumani, Turqi, Siri, Liban, Izrael dhe Egjipt.

I gjithë ky udhëtim zgjati 52 ditë.

Pasi kaloi disa muaj të këndshëm në Afrikë, lejleku nisi rrugëtimin e tij për në Poloni, por për arsye të paqarta ende për shkencëtarët, transmetuesi mbeti në Egjipt edhe pse tufa e lejlekëve kishte arritur në Poloni.

Ata e ndoqën dhe zbuluan se transmetuesi bënte një lëvizje në një rreth prej 20 kilometrash në ditë në luginën e Nilit.

Fillimisht ata u pikëlluan, por në fund u erdhi edhe një surprizë krejt e pakëndshme: Një faturë prej 2 334 eurosh.

Dikush e ka gjetur kartën SIM në Egjipt dhe ka vazhduar të flasë më të. Tashmë shkencëtarët jo vetëm që nuk përmbyllën studimin, por duhet të paguajnë edhe kompaninë celulare./tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit