Ibrahimaj: Kufiri i varfërisë për frymë është 126 euro! Llogaritja, metodologji e Eurostat

Mos i humb

Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ekonomisë u shqyrtua propozimi i qeverisë për ndryshimin e buxhetit të vitit 2022.

Gjatë fjalës së saj ministrja Delina Ibrahimaj komentoi sërish deklaratën e saj e bërë më herët lidhur me pagën që i duhet një personi në Shqipëri për të mos u cilësuar si i varfër.

Ibrahimaj tha se gjatë deklaratës ka cituar përllogaritjet që kryhen sipas metodologjisë së eurostat.

Nëse më herët Ibrahimaj tha se shifra që i duhet një personi në Shqipëri për të mos u konsideruar i varfër ishte deri në 140 euro, sot deklaroi se “një personi i duhen 126 euro”, gjithmonë sipas INSTAT”, tha ministrja Ibrahimaj.

“Nga ana tjetër ju bëtë një referencë për minimumin jetik në asnjë moment unë nuk kam deklaruar minimumin jetik. Më është bërë një pyetje për një tregues statistikor që publikohet nga INSTAT që i takon kufirit të varfërisë dhe iu jam referuar kufirit të varfërisë të llogaritur nga INSTAT që për frymë është 126 euro, mund t’i referoheni INSTAT me mënyrën e llogaritjes së tyre e cila është metodologji e eurostat që aplikohet në gjithë vendet e rajonit. Unë nuk jam shprehur për llogaritje të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë por për një tregues statistikor të publikuar nga INSTAT”, u shpreh Ibrahimaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit