Identifikimi biometrik, parlamenti miraton vendimin, 2.42 mld lekë për KQZ. Leka Bungo zgjidhet kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së

Mos i humb

Parlamenti ka miratuar aktin normativ, duke i dhënë Komisionit Qendror të zgjedhjeve 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.

Duke qenë se KQZ e kishte të pamundur ta përballonte nga buxheti i saj këtë teknologji, buxheti i shtetit bën shtimin me 2.42 miliardë Lekë, për të financuar projektin “Për identifikimin elektronik të zgjedhësit”.

Ky investim, siç bëri me dije kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, nuk ndikon në parametrat makro, në borxh apo në deficit dhe mbështetet mbi pritshmëritë optimale të vitit 2021, që do të realizohen nga të ardhurat e tatueshme. Ky akt normativ u miratua me 83 vota pro, 13 kundër dhe 3 abstenime.

Pika e fundit e rendit të ditës ishte votimi për projektvendimin “Për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar”, mes dy kandidatëve, z. Leka Bungo dhe z. Gaspër Marku. Kuvendi votoi si kryetare të KDRTSH-së z. Leka Bungo me 77 vota.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit