Idlib, 7 civilë të vdekur në sulmin e regjimit të Assadit

Mos i humb

Të paktën 7 civilë e kanë humbur jetën dhe 4 të tjerë janë plagosur në sulmin e forcave të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad në vendbanime të zonës së deeskalimit të përleshjeve në Idlib.

Sulmi është kryer në një vendbanim tendash në zonën e deeskalimit të përleshjeve. Shefi i Mbrojtjes Civile “Helmetat e Bardha” Mustafa Haj Yusuf, konfirmoi për AA se në mesin e të vdekurve në sulmin e forcave të regjimit në fshatin Um Tuveyne janë edhe tre fëmijë dhe tre gra.

Gjatë sulmeve të forcave të Assadit, grupit që mbështet Iranin dhe forcat ruse, në mars në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib kanë humbur jetën 135 civilë, tregojnë të dhënat e Rrjetit Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR).

Edhe një organizatë joqeveritare koordinatore për intervenimin në Siri theksoi se sulmet janë instensifikuar nga muaji shkurt, prej ku 160.580 civilë kanë braktisur shtëpitë.

Forcat e regjimit, krahas Marrëveshjes së Soçit të cilën Turqia dhe Rusia më 17 shkurt të vitit 2018 e nënshkruan me qëllim të vendosjes së armëpushimit në zonën në fjalë, vezhdojnë të kryejnë sulme. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia si vend garant i regjimit të Assadit, ka për detyrë të parandalojë sulmet e regjimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit