Idlib, rriten humbjet e terroristëve me mbështetje iraniane

Mos i humb

Në qytetin Deir ez-Zor të Sirisë janë sjellë edhe 34 trupa të pjesëtarëve të grupeve të huaja terroriste me mbështetje iraniane që janë vrarë duke luftuar në radhët e regjimit të Bashar al-Asadit në rajonin e deeskalimit në Idlib, (AA).

Grupet e huaja terroriste nën urdhrin e Gardës Revolucionare të Iranit që luftojnë në radhët e regjimit në Idlib, vazhdojnë të kenë humbje të mëdha.

Sipas informacioneve që AA-ja ka siguruar nga burimet lokale, mësohet se në 4 ditët e fundit në rajonin Deir ez-Zor në kufi me Irakun janë dërguar 34 trupa dhe dhjetëra të tjerë të plagosur që janë pjesëtarë të këtyre grupeve.

Me fillimin e sulmeve tokësore në rajonin e Idlibit nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij, qindra persona kanë hyrë në vend nën arsyetimin për të vizituar tyrbet në Siri dhe i janë bashkuar terroristëve të huaj me mbështetje iraniane për të luftuar në radhët e regjimit në Idlib.

Po ashtu thuhet se edhe javën e kaluar në Deir ez-Zor u sollën trupat e rreth 100 personave, pjesëtarë të grupeve terroriste të huaja me mbështetje iraniane që janë vrarë derisa luftonin në rajonin e deeskalimit në Idlib.

– Arrestojnë të rinjtë për t’i dërguar në luftë

Për të forcuar radhët e luftëtarëve, forcat e regjimit kanë kaluar në veprim pas humbjeve që kanë pësuar përballë grupeve opozitare.

Forcat e regjimit, të përbëra nga ushtria e regjimit të Asadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, arrestuan në pikat e kontrollit shumë të rinj në moshën për ushtri, në qendër dhe pjesën periferike të Deir ez-Zor me qëllimin për t’i dërguar në rajonet e konfliktit në Idlib.

Me mbështetjen ajrore të Rusisë, forcat e regjimit duke injoruar marrëveshjet e Astanas dhe të Soçit, filluan në nëntor 2019 sulmet tokësore për të marrë nën kontroll vendbanimet brenda zonës së deekalimit në Idlib. Derisa forcat e regjimit kanë shënuar përparime në Halep dhe perifeninë e Idlibit thuhet se vazhdojnë konfliktet intensive.

– Prania e grupeve të mbështetura nga Irani në Siri

Grupet e huaja terroriste të cilat janë bërë si forca tokësore e regjimit në luftën e brendshme në Siri, tregojnë prani intensive kryesisht në rajonin Deir ez-Zor që ndodhet në kufi me Irakun.

Grupet me origjinë iraniane, irakiane, libaneze, afgane dhe pakistaneze komandohen nga anëtarët e Gardës Revolucionare të Iranit.

Aktualisht në radhët e regjimit në Idlib dhe periferinë e Halepit luftojnë elementët ushtarakë të përbërë nga Garda Revolucionare e Iranit, Brigada Quds, Lëvizja Nujeba, Brigada Bakir, Brigada 104 dhe forcat Gays të lidhur me Firqa 4.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit