Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi ka dërguar pako ushqimore për 100 familje dhe mjete shkollore për 250 nxënës të zonës rurale të qytetit Hama të Sirisë.
Një nga përfaqësuesit e fondacionit IHH, Selim Tosun, në një deklaratë për AA tha se zonat e banimit në Kefer Zejte janë në gjendje të papërdorshme për shkak të sulmeve ajrore.
Tosun duke bërë të ditur se civilët e dëshpëruar po vazhdojnë të jetojnë nëpër rrënoja të ndërtesave, tha se, “Kefer Zejte para luftës ishte një rajon me popullsi prej 45 mijë banorësh. Në kushtet e ditës së sotme, në rajon po jetojnë 7 mijë persona. Pothuajse i gjithë rajoni është shndërruar në rrënoja për shkak të sulmeve ajrore. Në secilën rrugë që hyjmë shohim shtëpi të rrënuara”.
Duke bërë të ditur se kanë ofruar ndihma humanitare për civilët në rajon, Tosun tha se, “Së fundi kemi shpërndarë pako ushqimore për 100 familje në Kefer Zejte. Përsëri në një shkollë të rajonit kemi dhuruar mjete dhe çanta shkollore për 250 nxënës. Do të vazhdojnë angazhimet tona për ofrimin e ndihmave humanitare për civilët në rajon”./Rtv islam/


