“Ikni, po shembet pallati!”

Mos i humb

Banorët e pallatit që rrezikon shembjen në Gjirokastër e kaluan natën jashtë duke fjetur nëpër automjete.

Themelet e pallatit 5-katesh u prekën nga rrëshqitja e tokës. Atje banojnë 18 familje që dëgjuan thirrjet për të braktisur menjëherë shtëpitë dhe po presin rezultatet zyrtare të ekspertizës.
Shumë prej tyre treguan revoltë ndaj ekspertëve dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore që ishin sot në terren.
“Ne dje kemi fjetur jashtë, askush nuk na ka kthyer përgjigje, nuk kemi kë të pyesim. Vijnë këtu, shohin situatën dhe ikin”, shprehet një prej banorëve.
Nënkryetari i bashkisë Vangjel Muço tha se gjendej në terren për të shoqëruar në tjetër ekspert të mbërritur nga Shërbimi Kombëtar Gjeologjik dhe se bashkia nuk është ende gati të japë përgjigje për situatën pa dalë përfundimi i vlerësimit të situatës.

“Grupi ka ardhur që në mëngjes dhe tani kanë filluar nga rikonjucioni i gjendjes. Askush nuk mund t’u japë rekomandime banorëve pa patur një konkluzion nga studimi”, u shpreh Vangjel Muço, nënkryetar i bashkisë.
Shërbimit Gjeologjik kërkon që banorët të largohen dhe situata të trajtohet si emergjencë e kategorisë së lartë.

“Rrëshqitja është në aktivitet. Ne e kemi monitoruar situatën dhe e shikojmë që rrëshqitja ka avancuar”, u shpreh Çano Nora.
Rrëshqitja mendohet të jetë provokuar nga një gërmim për një ndërtim në fundin e kodrës mbi të cilën janë vendosur banesat, por ekspertët thonë se situata ishte e rrezikshme edhe para ndërtimit pasi prej vitesh zona ishte e klasifikuar si e papërshtatshme për ndërtime./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit