IKSHPK apelon tek qytetarët: Shmangni konsumimin e mishit dhe produkteve të ngjashme

Mos i humb

IKSHPK-ja ju ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdes në gatimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe konsumin e ushqimit.

Përmes një njoftimi në Facebook, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë thënë se qytetarët shumë herë kanë pësuar nga konsumi i ushqimit të kontaminuar, ku pas helmimit kanë përfunduar në spital.

IKSHPK-ja ka bërë thirrje të shmanget konsumimi i mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht.

“Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier! Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë. Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet”, thonë nga Instituti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit