Ilaçi kundër kolitit ulçerativ shëron infeksionin e koronavirusit

Mos i humb

Autoritetet spitalore të ‘Asst Rhodense’ në Milano kanë deklaruar se përmes trajtimit të një pacienti Covid me Infliximab, nj ë40 vjeçar i infektuar nga koronavirusi është shëruar plotësisht.

Infliximab është një ilaç specifik për trajtimin e kolitit ulçerativ dhe rasti është I pari në botë

I shtruar fillimisht në repartin e gastroenterologjisë dhe më pas i transferuar në pneumologji në ‘Garbagnate Milanese’, situata e pacientit ishte kritike, por brenda disa ditësh të dy patologjitë u përmirësuan, falë administrimit të Infliximab.

‘Duket se se administrimi i ilaçit biologjik specifik për kolitin ulcerativ ka dhënë rezultate të papritura për të gjithë studiuesit’ – thotë Dr. Gianpiero Manes, drejtor i Asst Rhodense – i riu është shëruar plotësisht nga të dy sëmundjet, edhe pse koliti është një sëmundje kronike gjithsesi”.

Infliximab është një ilaç biologjik, pra jo-kimik, që përmban antitrupa që kanë fuqinë për të bllokuar faktorin inflamator, në këtë rast TNF, “faktor nekroza e tumorit”, dhe është eksperimental.

Rasti do të botohet në ‘Gut’, një nga revistat kryesore ndërkombëtare për gastroenterologjinë. Trajtimi mund të mbështesë hipotezën se ilaçi është i dobishëm në terapinë kundër Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit