ILD ‘nxin’ gjyqtarin që liroi Gerd Gjeneralin: Të shkarkohet! Kuqo: Procesi ndaj meje me qëllime të paracaktuara

Mos i humb

Ka vijuar sot në Këshillin e Lartë Gjyqësor seanca për shkarkimin e gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, e kërkuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Gjyqtari Kuqo liroi në mënyrë të dyshimtë Gerd Gjinararin (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Arben Grorin në Itali më ’97. Në seancën e sotme ka raportuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i cili deklaroi se gjyqtari Kuqo ka cenuar imazhin e gjyqësorit. Sipas ILD, nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarit përsëritës pasi i dënuari përbën rrezik për komunitetin.

Metani evidentoi shkelje disiplinore me dashje nga gjyqtari Kuqo duke kërkuar shkarkimin e tij. “Gjyqtari Markelian Kuqo është i padenjë për të vijuar detyrën. Të jepet shkarkimi nga KLGJ për gjyqtarin Kuqo”, deklaroi Metani.

Nga ana tjetër gjyqtari Kuqo e cilësoi procesin e metë, me qëllime të paracaktuara.
“Administrova raportin e IEVP Drenovë. Në raport thuhej se rehabilitimi i tij ishte i mundshëm. Administrova edhe raportin e zyrës së provës dhe sipas këtij raporti, ishte i mundshëm integrimi i tij në shoqëri. Apeli s’administroi aktin burimor, shmangu konstatimet. Shkeljet që me drejtohen nuk janë të vërtetuara”, deklaroi gjyqtari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit