![]()
Së paku 20 persona e kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë në rajonin Bihara, në lindje të Indisë.
Amod Kumar Sharan nga Zyra për katastrofa natyrore konfirmoi se 20 persona e kanë humbur jetën gjatë goditjeve të rrufesë në gjashtë zona të ndryshme të vendit.
Në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që gjatë javëve të fundit përfshinë lindjen dhe verilindjen e Indisë, kanë humbur jetën së paku 109 persona.
Sezoni i shirave monsun në Indi është periudha kur shpesh herë vjen deri te goditjet e rrufesë.


