Indi, 73-vjeçarja sjell në jetë binjakë

Mos i humb

Një grua në moshën 73-vjeçare në rajonin Andra Pradesh të Indisë ka lindur binjakë pas trajtimit me terapi in vitro.

Sipas një lajmi në BBC, 73-vjeçarja Mangayamma Yaramati dhe bashkëshorti i saj 82-vjeçar Sitarama Rajarao, prej vitesh i janë nënshtruar terapisë së fertilizimit in vitro.

Ajo ka ngelur shtatzënë pas terapisë së fundit dymujore nën mbikëqyrjen Dr. Uma Sankar, ndërsa dje ka sjellë në jeta dy vajza binjake përmes prerjes cezariane.

Dr. Sankar ka thënë nëna dhe foshnjat janë në gjendje të mirë.

Ndërkaq, babai Rajarao ka pësuar një sulm pas lindjes së foshnjave dhe është duke u trajtuar në spital.

Ndryshe, në një rast tjetër në vitin 2016, indianja Daljinder Kaur lindur një foshnjë në moshën 72-vjeçe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit