Cikloni Tauktae që ka goditur brigjet perëndimore të Indisë, me erëra deri në 185km/orë dhe dallgë deri në tre metra, ka vrarë deri tani të paktën 20 njerëz dhe ka ndërprerë programin e vaksinimit në Vend, që po vuan shumë me infektime dhe të vdekur rekord për shkak të Covid-19.
Stuhia e madhe, më e madhja që ka goditur vendin prej dekadash, i ka transformuar rrugët në lumenj duke detyruar mijëra persona të lënë shtëpitë e tyre.


