Indi, rriten rastet e gripit të derrit

Mos i humb

Në 12 ditët e fundit në qytetin Mumbai të Indisë 56 persona kanë vdekur nga gripi i derrit.

Sipas mediave lokale, këtë muaj nga virusi H1N1, i cili njihet edhe si gripi i derrit kanë vdekur 56 persona. Ndërsa 51 persona që janë marrë në trajtim me dyshime të virusit H1N1, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Që nga muaji janar e deri më tani më shumë se 90 persona kanë vdekur si pasojë të gripit të derrit.

Gjatë këtij muaji është shënuar numri më i madh i vdekjeve nga gripi i derrit.

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar popullatën për higjienë ndërsa një numër i madh i shtëpive në rajon janë dezinfektuar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit