Nepal, zhduken 5 alpinistë dhe 4 udhëheqës në stuhinë e borës

Mos i humb

Pesë alpinistë të Koresë së Jugut dhe katër udhëheqës turistik nepalezë u zhdukën në stuhinë e dëborës në Nepal.

Zyrtari i policisë Bir Bahadur Budamagar ka konfirmuar se kanë humbur kontaktin me nëntë persona. Sipas tij, që nga mbrëmë, pas një stuhie bore komunikimi me ekipin është ndërprerë.

Në kërkim të tyre, një helikopter u dërgua në vendin e kampit i cili nuk arriti të ulej për shkak të kushteve të këqija të motit.

Një skuadër policore është nisur në këmbë për t’i kërkuar. Pritet që nesër të mbërrijnë deri në vendin ku ndodhet kampi i alpinistëve.

Alpinistët e Koresë së Jugut dhe udhëheqësit synonin të ngjiteshin në majën prej 7.193 metra në malin Gurja të Himalajeve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit