Indi, shënohen 311 vdekje të reja nga COVID-19

Mos i humb

Sipas lajmit në kanalin indian NDTV, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 11.929 raste dhe 311 vdekje të reja nga COVID-19.

Me vdekjet dhe rastet e reja numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 320.922 numri i vdekjeve në 9.195 ndërsa numri i personave të shëruar në 162.379.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e katërt në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Deri më tani në të gjithë botën kanë humbur jetën mbi 430 mijë persona ndërsa janë regjistruar mbi 7.8 milionë raste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit