India miraton buxhetin 1.5 miliardë dollarë për programin hapësinor

Mos i humb

Qeveria e Indisë ka miratuar buxhetin prej 1.5 miliardë dollarë për programin hapësinor.

Sipas mediave lokale, në një deklaratë nga qeveria thuhet se buxheti prej 1.5 miliardë dollarë të ndarë për programin hapësinor, është miratuar nga kabineti i mbledhur nën kryesimin e kryeministrit, Narendra Modi.

Ministri për Zhvillim, Jitendra Singh potencoi rëndësinë e miratimit të këtij buxheti. Ai tha se nuk do të kenë nevojë më që për lançimin e satelitëve të cilët mund të jenë më të rënda se 4 ton të përdorin bazat e shteteve të tjera.

Singh tha se në kuadër të buxhetit të miratuar brenda 4 viteve do të lançohen një numër i madh satelitësh.

India gjatë muajit shkurt ka lançuar 31 satelitë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit