India thyen rekordin, vaksinon 10 milionë qytetarë në një ditë

Mos i humb

India ka vaksinuar më shumë se 10 milionë persona në një ditë të vetme për herë të parë, thanë autoritetet të Shtunën, ndërsa gjiganti i Azisë Jugore forcon mbrojtjen për qytetarët e tij.

Ministria e shëndetësisë tha se 10 milionë u vaksinuan të Premten, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm ditor të vendit prej 9.2 milionë. Qeveria është goditur nga kritikat pasi një valë brutale e koronavirusit në prill dhe maj vrau më shumë se 200,000 njerëz.

Kryeministri Narendra Modi e përshëndeti vaksinimin duke e quajtur si një “arritje të rëndësishme” për kombin me 1.3 miliardë njerëz.

Qeveria kishte synuar të vaksinonte rreth 1.1 miliardë të rritur deri në fund të vitit, por mungesat, konfuzioni administrativ dhe hezitimi i kanë mbajtur numrat. Vetëm rreth 15 përqind kanë pasur dy doza që kur vaksinimi filloi në janar

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit