Indonezi, dy të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur nga rrëshqitja e dheut

Mos i humb

Të paktën dy persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u zhdukën si pasojë e rrëshqitjes së tokës në rajonin e Javës Perëndimore në Indonezi, bëri të ditur sot Agjencia e Fatkeqësisë.

Rrëshqitja e dheut u shkaktua nga reshjet e mëdha sezonale që goditën fshatin Sirnaresmi, duke përmbysur rreth 30 shtëpi, tha Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive (BNDP).

Po ashtu janë plagosur tre persona. Ekipet e shpëtimit përpiqen të gjejnë të mbijetuarit, ndërsa gjithsej 61 persona u evakuan nga rajoni, shtoi zëdhënësi.

Indonezia ka vuajtur kohët e fundit nga tërmete vdekjeprurëse dhe cunami.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit