Indonezi, të paktën 30 të vdekur nga zjarri në një fabrikë

Mos i humb

Të paktën 30 persona, përfshirë edhe tre fëmijë, kanë humbur jetën nga zjarri që shpërtheu sot në një fabrikë në Indonezi.

Zjarri shpërtheu në një fabrikë për prodhim të shkrepëseve rreth orës 11:30, sipas kohës lokale, në distriktin Binjali në provincën Sumatra Veriore, njoftojnë nga Agjencia Rajonale për Menaxhim me Fatkeqësitë.

Riadil Lubis, kreu i agjencisë, për AA tha se viktimat humbën jetën pasi u bllokuan brenda në fabrikë.

“30 kufoma janë dërguar në spital për t’i identifikuar”, tha Riadil, duke shtuar se tanimë zjarri është vënë nën kontroll, por akoma mbesin të panjohura shkaqet e incidentit.

Agjencia bashkë me policinë dhe me pushtetin lokal do të hetojnë ligjshmërinë e fabrikës, thekson Riadil, duke shtuar se do të hetohet edhe prania e tre fëmijëve në fabrikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit