Rama: Nuk negociojmë demokracinë, zgjedhje më 30 qershor

Mos i humb

Në një intervistë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar.

Kryeministri Rama, gjatë intervistës, flet edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor, për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rama nuk e fsheh drojën se kriza politike mund ta pengojë këtë proces, por duke iu referuar protestave dhe kritikave të opozitës, thotë se “demokracia nuk do të negociohet”.

I pyetur nëse do ia dalë të gjejë një zgjidhje për të ruajtur stabilitetin politik në vend, Rama shprehet: “Zgjidhja është e qartë, është ajo që mbështet gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe shumica dërrmuese e popullit shqiptar. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve por e popullit. Populli ka të drejtë të zgjedhë në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta”,- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit