Indonezi, vendim ndaj “kafshërisë” njerëzore: 2 mijë qen të shpëtuar në muaj…nga ngrënia

Mos i humb

Autoritetet indoneziane kanë vendosur të prishin traditën e ngrënies së mishit të qenve në disa pjesë të vendit.

Në rajonin e Karanganyar të ishullit Java, OJQ-ja Dog Meat Free Indonesia ka treguar keqtrajtimin e qenve në vendet e tregut.

Për shkak të kësaj, autoritetet vendosën të ndalojnë shitjen e mishit të qenve në këtë rajon. Kjo do të shpëtojë jetën e 2,000 qenve në muaj.

Shitjet e mishit të qenve dhe maceve janë më të theksuara në rajonin indonezian të Sulawesi Veriut. Vlerësohet se ka 200 dyqane në këtë pjesë të vendit ku mund të blihet ky mish.

Wendy Higgins i Humane Society International, tha: “Indonezia është një destinacion popullor turistik për miliona njerëz … Por pas bukurive natyrore të këtij vendi qëndron një sekret i shëmtuar që shumë turistë nuk e dinë. Vizitat në këto dyqane shpesh promovohen nga udhëzuesit. Pavarësisht asaj që autoritetet kanë vendosur të reagojnë, për sa kohë që rajoni Sulawesi i Veriut injoron kërkesat e tyre, vrasja e qenve do të vazhdojë “.

Mishin e qenve e konsumon shtatë përqind të popullsisë së përgjithshme të këtij vendi aziatik. Kjo përbën një rrezik për shëndetin e tyre.

Ata rrezikojnë të preken nga virusi RABV që sulmon sistemin nervor. Ndaj kësaj sëmundjeje janë të ekspozuar 55,000 banorë të Azisë çdo ditë, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Arikulturës dhe Kombet e Bashkuara.

Kjo sëmundje është e pranishme në 24 provincat indoneziane. Sipas Dog Meet Free Indonesia, Sulawes i Veriut ka numrin më të madh të njerëzve të infektuar me këtë virus. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit