International Maarif Schools organizon program për vitin e ri akademik

Mos i humb

International Maarif Schools në shkollën e saj në qytetin e Tetovës sot organizoi një program me rastin e fillimit të vitit shkollor 2018-2019.

Në programin e organizuar morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave turke në vend, përfaqësuesit e shoqatave dhe të fondacioneve, akademikët, mësimdhënësit, nxënësit dhe të ftuarit e tjerë.

Drejtori i Shkollës Maarif në Tetovë, Zafer Çınar në një fjalim të mbajtur këtu dha informacione për objektivat e kësaj shkolle.

Duke folur për probleme të shumta me të cilat po ballafaqohet bota, Çınar tha se “Synojmë që të përgatisim të rinj të cilët mendojnë për botën, ambientin, rrethin e vet, vendin ku jetojnë, si dhe të tillë që mendojnë edhe të tjerët përveç vetes dhe e dinë se çfarë nënkupton empatia”.

Çınar thotë se arsimimi nuk është një përgjegjësi që u përket vetëm nxënësve dhe shton se do të ofrojnë metoda dhe programe të ndryshme të mësimit.

Ai tha se janë në dijeni të mbështetjes së ofruar për ta. Çınar theksoi se përgjigjen për një mbështetje të tillë do ta japin me cilësinë e tyre të arsimit.

Anëtar i i bordit drejtues të Fondacionit turk Maarif, Cihad Demirli tha se tabloja me të cilën është takuar është mjaft emocionese për të. Ai bëri të ditur se ky fondacion realizon aktivitete në shtete të shumta.

Demirli tha se përveç Maqedonisë realizojnë aktivitete edhe në shtetet tjera të Ballkanit si në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Rumani. Ai njoftoi se ky fondacion në muajin tetor do të nisë aktivitetin edikativo-arsimor edhe në Shkup me një institucion parashkollor.

Në vijim Demirli bëri të ditur se në shkollën në Tetovë kanë një staf kualitativ prej rreth 100 mësimdhënësish, psikologë e pedagogë, të cilët sipas tij, mund t’u japin drejtim punimeve shkencore e artistike.

“Kemi 44 klasa, kemi laboratore të kimisë, biologjisë, informatikës dhe punëtori të vizatimit e të artit. Kemi bibliotekën, sallën për konferenca dhe pishinën për not, ndërtimi i së cilës është duke vazhduar. Kemi një konvikt me kapacitet për 140 nxënës. Kemi një hapësirë fizike të bukur për edukim dhe arsimim”, tha ai.

Ai thotë se do të ofrojnë aktivitete shkencore si dhe projekte nga fusha sociale. “Këto shkolla janë të Maqedonisë, të nxënësve, prindërve dhe të mësimdhënësve tanë të vlefshëm”, thekson Demirli./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit