
ëvendëspresidenti Fuat Oktay bëri të ditur që krahas uljes së investimeve të drejtpërdrejta në botë për 13 për qind gjatë vitit 2018, investimet që thithi Turqia u rritën për 12,6 për qind.
Fuat Oktay mbajti një fjalim në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë gjatë bisedimeve për buxhetin e Presidencës për vitin 2020.
Oktay tha se Zyra e Investimeve gjatë vitit 2018 mundësoi investime në vlerë 518 milionë e 750 mijë dollarë dhe në këtë kuadër u krijuan vende të punës për 1 mijë e 106 punëtorë.
Ai shtoi se kanë për qëllim të publikojnë Strategjinë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale në fund të këtij viti në mënyrë që të sigurojë përdorimin efektiv të të dhënave të mëdha dhe aplikacioneve të inteligjencës artificiale në sektorin publik.
Zëvendëspresidenti në mes tjerash tha se “Numri i projekteve të industrisë së mbrojtjes, i cili ishte 66 në 2002, sot është afruar në 700”.


