iOS 19 do të ketë një pamje të re, me butona, menu dhe kuti gjysmë-transparente njoftimesh.
Projekti është quajtur “Solarium”, ka zbuluar specialisti i Bloomberg, Mark Gurman.
Emri nënkupton një pamje “si xham” të sistemit të ri operativ pasi faqosja do të jetë më pak transparente dhe e rrjedhshme
Sipas Gurman, iOS 19 do të reflektojë visionOS te Apple Vision Pro. Pamjet paraprake të shpërndara nga Jon Prosser në Youtube, tregojnë se ikonat e Camera dhe Messages janë gjysmë-transparente. Megjithatë, ka ende paqartësi se deri ku shkojnë këto ndryshime.
Gurman ka thënë më parë se ndryshimet në iOS 19 mund të jenë më të mëdhatë që janë bërë që pas vitit 2013.
Mbledhja e përvitshme e Worldwide Developers Conference do të mbahet më 9 qershor ku Apple pritet të prezantojë versionin beta. Versioni final pritet të dalë në shtator.