iQOO 10 Pro, telefoni i mençur nga marka Vivo i cili rimbushet për 10 minuta

Mos i humb

Në prezantimin e iQOO 10 Pro, Vivo u fokusua pothuajse tërësisht në teknologjinë e re të rimbushjes së baterisë, por edhe kjo tingëllon si diçka mbresëlënëse.

Si telefoni i parë i mençur në botë që rimbushet me shpejtësi të madhe me kapacitet maksimal prej 200 vat, kjo pajisje edhe njëherë mund të ketë synim vetëm tregun aziatik APAC, shkruan basic-tutorials.

Koha e rimbushjes nga 1 deri në 100 për qind në periudhë prej 10 minutave. Kjo të paktën u vërtetua në laboratorin testues të prodhuesit të kësaj pajisje, testim i cili u krye në kushte mjaft ideale.

“Mjedisi i testimit përfshiu edhe temperaturën e dhomës edhe një temperaturë tjetër prej 25℃ ± 1℃”, shkruajnë nga Vivo.

Në këtë kontekst, teknologjia e rimbushjes së shpejtë duhet të mbështetet në një ndryshim të menduarit gjatë rimbushjes.

Në vend se ta rimbushni telefonin tuaj gjatë tërë natës, tani telefoni juaj mund të jetë i mbushur 100 për qind përderisa ju e bëni ndonjë dush të shpejtë apo përderisa ju jeni duke ngrënë.

Ndërsa disa nga specifikat tjera të iQOO 10 Pro, përfshijnë edhe çipin Snapdragon 8 Plus Gen 1, i cili do ta mundësojë punën e telefonit së bashku me çipin e vetë kompanisë Vivo V1+.

Vivo gjithashtu tha se pajisja do të ketë ekran me rezolucion 2K HDR10+, dhe sistem kamere të stabilizuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit