Irak, eksportet e naftës shënojnë rënie

Mos i humb

Ministria irakiane e Naftës ka bërë të ditur se në muajin prill vendi ka eksportuar 103.98 milionë fuçi naftë të papërpunuar, duke shënuar rënie prej 0,67 për qind në krahasim me muajin mars kur u eksportuan 104.69 milionë fuçi.

Përmes një njotimi në faqen e saj zyrtare, Ministria e Naftës theksoi se të ardhurat nga eskportet e muajit të kaluar ishin gati 7.1 miliardë dollarë, bazuar në shifrat paraprake të lëshuara nga firma shtetërore e martketingut të naftës Somo.

Zëdhënësi i Ministrisë së Naftës, Assem Jihad, tha se vëllimi i përgjithshëm i naftës së papërpunuar të eksportuar nga fushat e naftës në Irakun qendror dhe jugor arriti 100.6 milionë fuçi, ndërsa 2.57 milionë fuçi eksportoi nga Kirkuk dhe 783.844 fuçi nga fusha Qayyarah.

Jihad shtoi se norma e përditshme e eksporteve në prill mesatarisht ishte 3.46 milionë fuçi, me një çmim mesatar për fuçi prej 67.41 dollarë nga 64.08 dollarë gjatë muajit të kaluar.

Rritja e çmimeve të naftës ka ndikuar në rënien e vëllimeve të eksporteve, duke çuar një rritje prej gati 4,5 për qind të të ardhurave krahasuar me nivelin e muajit të kaluar prej 6.7 miliardë dollarësh.

Pas Arabisë Saudite, Iraku është prodhuesi i dytë më i madh Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit