Irak, katër partnerë do të formojnë qeverinë e koalicionit

Mos i humb

 

 

Lideri shiit al-Sadr Muqteda zhvillon negociata intensive rreth formimit të një qeverie të re në Irak ndërsa njoftohet se në kabinetin qeveritar në Bagdad pritet të hyjnë katër partnerë të koalicionit.

Sipas rezultateve zyrtare në zgjedhjet parlamentare të 12 majit në Irak, fitues doli koalicioni i Sadr, Sairoon me 54 vende në parlament. Në vendin e dytë ishte koalicioni Fatih i udhëhequr nga Hashd al-Shaab me 47 vende dhe i treti koalicioni Nasr me 42 mandate parlamentare i udhëhequr nga kryeministrit irakian Al-Abadi. Koalicioni i Urtësisë Kombëtare, i cili kryesohet nga udhëheqësi shiit Ammar al-Hakim ka marrë 20 vende.

Udhëheqësit shiitë Sard dhe Al-Hakim u takuan në Nafef më herët dhe arritën një marrëveshje për kërkimin e përbashkët të partnerëve tjerë të koalicionit.

Zëdhënësi i koalicionit të Urtësisë Kombëtare, Muhammad Jamil Mayyahi mëngjesin e sotëm njoftoi se në 72 orët e ardhshme do të finalizohet marrëveshja e koalicionit për veprim të përbashkët në Parlament dhe formimi i qeverisë brenda të cilit do të jetë koalicioni Sairoon, Fatih, Nasr dhe Urtësia Kombëtare.

Sadr mbrëmë arriti në Bagdad dhe zhvilloi takime të ndara me kryeministrin aktual Al-Abadi dhe kreun e koalicionit Fatih, Hadi Amiri.

Burime të paidentifikuara thonë se Sadr Al-Abadi ka ofruar me kusht një mandat të ri si kryeministër. Por, sipas pretendimeve, në këmbim ai i kërkoi Al-Abadit që të largohej nga Partia Islamike.

Sipas Kushtetutës së Irakut, presidenti i atij vendi duhet të thërrasë seancë konstituive të parlamentit brenda 15 ditëve pas zgjedhjeve. Përbërja e re parlamentare brenda 30 ditësh duhet të mbajë zgjedhje indirekte presidenciale ndërsa presidenti i ri i Irakut do të ketë një afat prej 15 ditësh për të emëruar një mandatar për formimin e qeverisë së re.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit