Irak, komisioni i anti-korrupsionit shkarkon 1 mijë nëpunës civilë

Mos i humb

Bagdad

Këshilli i Lartë i Irakut kundër Korrupsionit ka shkarkuar 1 mijë nëpunës civilë, të cilët u fajësuan për krime të integritetit publik, mes protestave të zgjeruara në të gjithë vendin, si pasojë e të cilave deri më tani 21 persona kanë humbur jetën

Kryeministri irakian, Adel Abdul-Mahdi, kryesoi një takim të këshillit mes protestave të vazhdueshme për të diskutuar një raport në lidhje me punonjësit që morën akuza gjyqësore për krime të integritetit publik.

Që nga e marta shpërthyen protestat në disa vendbanime irakiane, të cilët kërkojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe fundin e korrupsionit. Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve për t’i shpërndarë, duke shkaktuar edhe viktima masive.

Komisioni i Lartë për të Drejtat e Njeriut, i cili njoftoi numrim e vdekjeve që nga shpërthimi i protestave, bëri të ditur se dhjetëra persona po ashtu janë plagosur.

Autoritetet irakiane sot vendosën orë policore për një kohë të pacaktuar në Bagdad në përpjekje për të parandaluar protestat.

Kryeministri irakian tha se orët policore do të ruajnë rendin publik dhe do t’i mbrojnë protestuesit nga “infiltruesit”. Ai theksoi se forcat e armatosura do të lejojnë lëvizjen për raste humanitare, si dhe udhëtarët nga dhe për në Aeroportin e Bagdadit.

Oficeri i policisë, Ahmed Khalaf, për AA tha se forcat e armatosura filluan shpërndarjen e automjeteve të blinduara për të zbatuar orën policore.

Kryeparlamentari irakian, Mohamed al-Halbousi, nga ana e tij, u bëri thirrje protestuesve për bisedime në parlament për të diskutuar kërkesat e tyre.

Ndërkohë, autoritetet irakiane njoftuan orë policore edhe në provincat Dhi Qar, Maysan, Najaf dhe Babil.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit