Irak, shkarkohet nga detyra ministri i Energjisë

Mos i humb

 

Kryeministri i Irakut, Haidar Al Abadi ka shkarkuar nga detyra ministrin e Energjisë Qasim Al-Fahadawi, i cili është nën hetime për korrupsion.

Zyra e kryeministrit të Irakut sot në mëngjes njoftoi se Qasim Al-Fahadawi është shkarkuar nga detyra deri në përfundim të hetimeve për korrupsion dhe krizës së mungesës së energjisë elektrike në disa rajone të Irakut.

Rajonet jugore të Irakut, përfshirë Basra-n, mbahen protesta masive të qytetarëve të cilët shprehin pakënaqësinë për ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në periudhën e valës së nxehtit, ku temperaturat ditore shkojnë mbi 50 gradë celsius.

Kriza në furnizimin me energji elektrike është shfaqur për shkak të mos pagesës së borxheve me ç’rast Irani ka ndërprerë furnizimin me energjensë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit