Iraku mbyll kufirin me Kuvajtin për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Iraku ka mbyllur sot vendkalimin kufitar me Kuvajtin nga frika e koronavirusit të ri (AA).

Një burim nga Departamenti i Doganave në Irak tha se vendkalimi Safwan është mbyllur për udhëtarët dhe mallrat me kërkesë të Kuvajtit. 

“Terminali do të mbetet i mbyllur deri në njoftimin e mëtejshëm mbi frikën e koronavirusit”, tha burimi.

Të hënën, Ministria e Shëndetësisë e Kuvajtit tha se tre persona, përfshirë një shtetas saudit, që ktheheshin nga Irani ishin infektuar nga virusi.

Numri i personave të prekur nga Covid-19 i cili u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në të gjithë botën, ka tejkaluar shifrën 79.000.

Deri më tani nga koronavirusi në Kinë kanë humbur jetën 2.592. Koronavirusi, zyrtarisht i njohur si COVID-19, është përhapur në mbi 25 vende tjera përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur shpërthimin emergjencë shëndetësore ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit