Iraku reagon ndaj deklaratës së Macronit për Hashdi Shabin

Mos i humb

Zëvendëspresidenti i Irakut Nuri el-Maliki reagoi kundër deklaratës së presidentit të Francës Emmanuel Macron lidhur me atë se “Nevojitet shuarja e Hashdi Shabit”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Malikit thuhet se “Në kushtetutën e Francës shkruan se nuk duhet ndërhyrë në punët e brendshme të të tjerëve. Presidenti Macron na befasoi me deklaratën e tij, duke ndërhyrë në punët e brendshme të Irakut, të cilën nuk mund ta pranojmë. Ai tha se duhet të shuhet Hashdi Shabi, që është institucion ligjor dhe zyrtar”.

Ai tha se ky është një mosrespektim i sovranitetit të Irakut. “Nuk duam që asnjë shtet të imponojë vullnetin e vet ndaj qeverisë së Irakut dhe popullit heroik”, tha Maliki.

Edhe zv/kryetari i parë i Kuvendit të Irakut Humam Hammudi reagoi ndaj deklaratës së Macronit.

“Irakianët kanë pritur nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos nga Franca që të flasin me lëvdata për këta luftëtarë (milicët e Hashdi Shabit), të cilët kanë flijuar jetën e tyre për çdo njeri në botë. Po të mos ishte Hashdi Shabi, DEASH-i do të arrinte në zemrën e Francës”, tha Hammudi.

Presidenti i Francës, Macron gjatë takimit të tij në Paris me kryeministrin e Administratës Rajonale Kurde në veri të Irakut, Necirvan Barzani, tha se “Nevojitet shuarja e Hashdi Shabit”.

Macron më pas zhvilloi edhe një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Haydar el-Ibadi.

Në një deklaratë nga zyra për komunikim u tha se “Gjatë takimit Macron ka theksuar qëndrimin mbështetës të shtetit të tij për unitetin dhe sigurinë e Irakut, si dhe për sigurimin e autoritetit të qeverisë federale në gjithë territorin dhe kufijtë e shtetit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit