Ushtria izraelite arreston 22 palestinezë

Mos i humb

Ushtria izraelite ka arrestuar 22 palestinezë në Bregun Perëndimor, i cili ndodhet nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se në bastisjet e kryera mbrëmë në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor, janë arrestuar 22 palestinezë me pretendimin se “janë përfshirë në akte terroriste”.

Në deklaratë thuhet se palestinezët e arrestuar janë marrë në pyetje nga forcat e sigurisë izraelite.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun e pushtuar Perëndimor me pretekstin për palestinezët “që janë në kërkim”.

Sipas shifrave zyrtare palestineze, rreth 7 mijë palestinezë ku në mesin e tyre 300 fëmijë, gjenden në burgjet izraelite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit