Iran, 16 të vdekur në një aksident ajror

Mos i humb

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën pasi avioni i mallrave i Kirgistanit është rrëzuar gjatë uljes në aeroport në qytetin Karaj në veriperëndim të kryeqytetit Teheran në Iran, njoftoi media shtetërore e vendit.

Sipas televizionit shtetëror të Iranit, avioni i tipit Boing 707 i nisur nga kryeqyteti i Kirgistanit Bishkek drejt aeroportit Payam në Karaj u rrëzua gjatë përpjekjes për ulje të detyruar në aeroportin Fath. Siç njoftohet, si pasojë e aksidentit flaka ka përfshirë shtëpitë përreth aeroportit.

Gjithashtu, raportohet se si pasojë e rrëzimit të avionit jetën e kanë humbur 16 persona, ndërsa një tjetër ka shpëtuar gjallë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit